
Sipas Daily Mail, trajneri anglez Southgate po mendon të mos thërrasë lojtarë të pavaksinuar për Kupën e Botës ne Katar.
Arsyeja e kësaj zgjedhjeje është e thjeshtë, ata që mbërrijnë në Katar dhe nuk janë vaksinuar duhet t’i nënshtrohen një karantine pesë-ditore dhe, duke marrë parasysh kohën e kufizuar për shkak të Kupës së Botës dimërore, disa mund të mos marrin pjesë në garën inauguruese të Anglisë.