Ndërsa prodhuesit e makinave të reja po pretendojnë se prodhimet e tyre dizel janë në gjendje të arrijnë 500000 km me mirëmbajtjen e duhur, realiteti na tregon të kundërten.
Makinat e vjetra nuk mund t’ju ofrojnë komoditetin apo sigurinë e një modeli modern, por sa i përket besueshmërisë dhe jetëgjatësisë mund të themi se periudha mes viteve 80′ – 90′ ishte epoka e artë e makinave.
Në këtë rast, ne po flasim për një Mercedes Benz E-Class W124 të vitit 1991, i cili arriti 3.4 milion kilometra.
Ajo arriti milionin e parë në vitin 1997, pa nevojën e ndryshimit të gjërave të tjera përveç vajit dhe filtrave; kjo situatë nuk ka ndryshuar shumë edhe pas kaloi kilometrazhin e dytë dhe të tretë.
Motori dizel i pajisur me një transmision automatik po punon mirë edhe sot, por pjesët e tjera të makinës, ashtu si trupi ose brendësia tregojnë shenja të plakjes, kryesisht për shkak të distancës së madhe.
Magnus Sæle, pronari 84 vjecar, i cili ishte një shofer taksie në Øygarden të Norvegjisë, tha se pa marrë parasysh ai nuk do të heqë dorë nga “shoku” i tij i vjetër dhe ai do ta gëzojë atë për pjesën tjetër të jetës së tij. Ai gjithashtu zotëron një Mercedes Benz 300D W210, me 900000 km të kaluara