
Zelanda e Re do të çlirohet nga zakoni i keq i duhanit brenda 2025.




Ky është objektivi ambicioz i qeverisë së progresistes Jacinda Ardern e cila ka njoftuar një sërë masash për t’i ndaluar përdorimin e cigares një gjenerate të tërë që ka lindur pas 2004.




“Gati 4500 shtetas vdesin çdo ditë për shkak të duhanit dhe ne duhet të përshpejtojmë masat me qëllim që të arrisim objektivin pa duhan në 2025” nënvizoi ministri i Shëndetësisë Ayesha Verrall, duke njoftuar masat e reja të qeverisë.




Plani përfshin dhe rritjen e moshës së përdorimit të duhanit dhe ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit për të lindurit pas 2004 me qëllim që të bëhet ilegale për atë gjeneratë. Gjithashtu po konsiderohet dhe zvogëlimi i nivelit të nikotinës dhe kufizimi i vendeve ku është e mundur përdorimi i cigareve dhe i duhanit