Ky 72-vjeçar parashikoi koronavirusin

“Toka nuk është vetëm e njeriut”

Amerikan, 72 vjeçar nga Ohio, David Quammen është divulguesi shkencor më i lexuar dhe më i dëgjuar i momentit. Në vitin 2012 ka shkruar një libër që i paraprin saktësisht atë që po ndodh me pandeminë e Covid-19. Titullohet «Spillover. Animal Infections and the Next Human Pandemic», ku Spillover është termi që tregon hopin e species të një patogjeni. Thotë edhe se është «një fjalë e së ardhmes, e destinuar që të bëhet e zakonshme në fjalorin tonë»

Kush e pyet sesi ka mundur ta parashikojë të gjithë këtë rreth 10 vite më parë, prej disa javësh David Quammen i përgjigjet gjithmonë njëlloj: «Asnjë profeci, kam shkruar vetëm atë që shkencëtarët largpamës kishin paralajmëruar». Domethënë që epidemia më e përhapur e gjysmë shekullit të fundit, pandemia nga koronavirusi Sars-Cov-2 (Covid-19 është termi që tregon sëmundjen respiratore) që por rishkruan prioritetet dhe axhendat e botës tonë. E vështirë të thuash se përgjigja është më logjike apo më alarmante. Amerikan nga Ohio, Quammen është një divulgues dhe gazetar shkencor të cilit i detyrohen nja 15 libra dhe reportazhe, sidomos për «National Geographic», që kanë merituar 3 National Magazine Award.

Bashkëpunon me «New York Times» dhe jeton me bashkëshorten Betsy në Bozeman, qytezë universitare e Montana. Bën një jetë të tërhequr, mendon të saktësojë, dhe nga fëmijëria e tij kujton më shumë se çdo tjetër një imazh: atë të buldozerëve që i rrafshuan pyllin e dashur konifer afër shtëpisë. «Ndodhi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore: i duhej hapur vend rrugëve, shtëpive, dyqaneve, një qyteti në rritje. Për mua ajo skenë qe përcaktuese». Quammen ka kaluar një pjesë të mirë të 72 viteve të tij duke ndjekur anembanë botës ata që i quan «gjuetarët e viruseve». Atyre, kujt kalon jetën duke studiuar natyrën dhe përhapjen e patogjenëve, në vitin 2012 i ka kushtuar Spillover, librin që ka përshkruaj në detaje shkaqe dhe modalitete të emergjencës aktuale shëndetësore.

Në përdorimin aktual në ekologji dhe epidemiologji, termi tregon momentin në të cilin një patogjen kalon nga një specie bartëse tek një tjetër, për shembull kur një virus shtazor kalon në transmetin ndërnjerëzor. Spillover çon në emergjencë kur një patogjen që ka infektuar një individ të çfarëdoshëm të një specieje të re bartëse gjen kushte të favorshme dhe përhapet midis anëtarëve të saj. I ashtuquajturi «grip spanjoll» i vitit 1918 vjen nga një spillover, ashtu si Ebola apo AIDS. Ose si të gjithë llojet e gripeve njerëzore, përfshi koronavirusët e vjetër, të riun dhe të ardhshmit. Pikërisht, të ardhshmit, sepse gjëja më alarmuese nuk është edhe aq se në librin e tij Quammen e përshkruan Tokën si një planet plot me kërcënime mikroskopike për njeriun, por fakti që spillover ka tiparet e «një fjale të së ardhmes, e destinuar që të bëhet shumë më e rëndomtë gjatë këtij shekull ».

Quammen, pandemitë janë destinuar të bëhen më të shpeshta?

«Ka mundësi po: epidemi dhe pandemi do të vazhdojnë të rriten, në rast se kërcënimi nuk përballohet në mënyrë të përgjegjshme. Nuk flas vetëm për aktualitetin; i referohem një qasjeje më afatgjatë, masave në gjendje që të identifikojnë virusë të rinj të rrezikshëm, të paralajmërojnë kundër invazioneve të reja, të prgatisin resurset, kapacitetet njerëzore për frenimin dhe mundjen e infektimeve të ngjashme, përpara se të transformohen në katastrofa».

Çfarë ka ndodhur? Pse është rritur numri i epidemive?

«Gjithçka ka një origjinë: virusët e rinj e përhapura në popullsitë njerëzore vijnë nga kafshë të egra. Ekosistemet tokësore mirëpresin specie të ndryshme kafshësh, çdonjëra prej të cilave është bartëse patonegjësh unikë e të veçantë. Në momentin ku shkatërrohen pyejt për të siguruar lëndë drusore apo nxjerrë metale, apo vriten qindra specia për përdorim ushqimor apo për t’i nxjerrë në treg, gjinia njerëzore ekspozohet ndaj gjithë këtyre virusëve: domethënë u ofrojmë atyre mundësinë që të transferohen nga kafshgët bartëse tek specia jonë. Gjatë dekadave të fundit këto aktivitete janë rritur në mënyrë eksponenciale; e gjitha kjo ka prishur ekuilibrin e ekosistemit dhe ka ndërhyrë me prepotencë me atë të jetës shtazore. Sikur të mos mjaftonte, popullsia njerëzore është rritur deri në 7.7 miliard dollarë: është një fuçi baruti nëqoftëse kihet parasysh edhe lehtësia e lëvizjes në një botë të globalizuar. Të gjithë këta faktorë kanë kontribuar në rritjen e rrezikut të spillover-ëve të shpeshtë, domethënë invazionëve të virusëve të rinj në shoqëritë tona».

Çfarë dijmë sot për Sars-Cov-2 dhe rrezikshmërinë e tij?

«Bëhet fjalë për një virus shumë të rrezikshëm dhe për motive të ndryshme: parasëgjithash pse arrin të përhapet me shpejtësi midis qenieve njerëzore. Është një virus i padukshëm, mund të transmetohet edhe nga njerëz asimptomatikë, që pa e ditur rrezikojnë të infektojnë dhjetëra të tjerë. Në radhë të dytë, ka një përqindje vekshmërie të lartë krahasuar me të tjerë më të zaokonshëm, si për shembull gripi. Se fundi, si të gjithë koronavirusët, evoluon me shpejtësi mbresëlënëse. 10 vite më parë, teksa ende po shkruaja Spillover, disa prej ekspertëve më të rëndësishëm në nivel botëror më kanë paralajmëruar: i duhet kushtuar vëmendje e veçantë një virusi që do të gjenerohet nga një kafshë, ka mundësi lakuriq nate, i karakterizuar nga evolucioni i lartë. Duket si identikiti i këtij koronavirusi».

Çfarë ka të ndryshme kjo pandemi e Sars-Cov-2 karshi të mëparshmeve?

«Le të shohim “gripin spanjoll” e vitit 1918 apo murtajën e zezë e shekullit të XIV. Ja, kjo pandemi është unike për 3 motive: i pari është dimensioni popullsisë aktuale botërore. I dyti është ndërlidhja në rritje midis njerëzve, që e bën të mundur një përhapje globale të virusit në pak më shumë se 16 – 18 orëve. I treti element dallues është se shkenca ka bërë hapa gjigante. Ndërsa dy faktorët e çarë janë të rrezikshëm, i treti na jep shpresë».

Në këtë moment, cilët janë skenarët më të këqinj që imagjinoni?

«Nga njëra anë është mundësia që pandemi të përkeqësohet, të vrasë shumë njerëz dhe ta shkatërrojë ekonominë. Nga ana tjetër, nëse situata do të përmbahej brenda pak kohe dhe me relativisht pak viktima, ka mundësi që politikanë të paaftë apo njerëz injorantë të binden se janë ndeshur me një virus “pakogjë”, një situatë më pak të rëndë se ajo e parashikuar nga shkencëtarët. Hipoteza e dytë mund të çojë në në një mungesë të vazhdueshme të gadishmërisë në përballimin e situatave të ngjashme në të ardhmen, krizë që – është mirë të nënvizohet – me siguri që do të paraqiten. Ama duhet pranuar se sot askush nuk e ka më kurajën ta mohojë rëndësinë e kësaj pandemie. Deri Presidenti Donald Trump, deri më tani skeptik, po fillon ta përballojë në mënyrë serioze».

Në vitin 2012 keni shkruar se epidemia e radhës e madhe, «Next Big One», do të shkaktohet nga një virus zoonotik, me prejardhje nga një kafshë e egër – ka të ngjarë një lakuriq nate – dhe ka mundësi pas një procesi amplifikimi në një lloj tjetër kafshe. Keni shtuar se infektimi i parë do të mund të ndodhte në një «wet market» kinez dhe keni përfunduar duke thënë se virusi i ri do të rezultonte i rrezikshëm në rast se të infektuarit do ta përhapnin përpara se të njiheshin simptomat. I keni qëlluar të gjitha, si ka mundësi?

«Kam shkruar edhe se koronavirusët do të ishin shkaku i më i mundshëm i këtyre pandemive të ardhshme. Ama ajo që kam shpjeguar në librë është rezultati i parashikimeve dhe i paralajmërimeve të shkencëtarëve të kualifikuar e largpamës. Jam kufizuar që t’i dëgjoj, t’i shoqëroj nëpër botë për të vizituar shpella dhe pyje të banuara nga koloni lakuriqësh nate. Në fund kam kërkuar që ta rrëfej punën e tyre mjaft kurajoze, duke ua përmbledhur paralaj,ërimet me shpresën se ndihmoj lexuesit».

Ama indikacionet pothuajse janë injoruar.

«Është paradoks. Kur shpërthejnë epidemi apo pandemi, sasi të mëdha parashë, pune, resursesh investohen në shëndetësi, në kontrollin dhe në frenimin e infeksionit. Por me mbarimin e krizës, kur virusi është nën kontroll, paratë dhe puna e investuar në betejë tentojnë që të zhduken. Rezultati i këtoj qëndrimi përkthehet në mungesën e përgatitjes midis hkencëtarëve dhe kërkuesve, në mungesën e shtretërve nëpër spitale, në mungesën totale e gadishmërisë të sistemeve shëndetësore».

Pse virusët arrijnë të evoluojnë me kaq shpejtësi?

«Është natyra e genomës së tyre, një RNA njëfillëshe. Kur virusi shumëfishohet brenda një qelize të infektuar, kjo gjeneron gabime, një ndryshim gjenetik rastësor midis pjesëzave të ndryshme. Ndryshimi gjenetik rastësor është në bazën e e evolucionit të mbështetur mbi seleksionimin natyral: variacionet u mundësojnë pjesëzave të virusit të reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj rrethanave të pranishme në mjedis — ambient si trupi i një lakuriqi nate apo ambient si trupi njerëzor — dhe pjesëzat virale më të forta mbijetojnë. Një po trashanike është teoria e Darvinit. Virusë me genomë RNA me dopiofill ose genoma ADN me elikë dyfishe nuk kryejnë kaq shumë gabime gjatë shumëfishimit të tyre: për pasojë, evolucioni i tyre është më i ngadaltë».

Ju i keni kushtuar një pjesë të mirë të jetës tuaj këtyre argumentave. Çfarë ju magjeps tek epidemitë? Po tek virusët?

«Në të vërtetë jam marrë sidomos me biologji evolutive dhe ekologji. Arsyeja është e thjeshtë: janë argumenta thelbësorë për të kuptuar jetën në planet. Puna që ka çuar tek Spillover ishte një projekt mbi ekologjinë dhe evolucionin e virusëve të rrezikshëm i zgjatur 5 vjet. Epidemitë dhe pandemitë janë në themel të ekologjisë dhe të evolucionit. Për këtë arsye argumenti më intrigon, pasi ka gjithçka: është i mbrujtur me mister dhe me zbulime; shpreh shkencën në nivelet më të larta; tregon shumë, jashtëzakonisht shumë kurajo njerëzore».

Tek «Spillover» ju shkruani se «jemi një specie shtazore e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me të tjerat, në origjinën, në evolucionin, në shëndetin dhe në sëmundjen tonë». Virusi po e konfirmon në mënyrë tragjike. Megjithatë, më shumë sesa një përgjigje univoke, duket se qeveritë, edhe në emergjencë, po gjejnë elementë të mëtejshëm kontrastti. Pse?

«Disa krerë shtetesh, përfshi Trump, duket se besojnë se ngritja e një muri për të kufizuar spostimet është e mjaftueshme për të izoluar virusë si Sars-Cov-2. Ndoshta qasja mund të ishte e vlefshme në fillim, kur epidemia ishte e kufizuar në Kinë. Sot nuk është më kështu: të reduktosh apo të pengosh spostimet do të rezultojë ndihmëse, por linjat e sigurisë nuk përkojnë me kufijtë gjeografikë apo politikë. Virusi ka penetruar tashmë në Shtetet e Bashkuara dhe më parë ka goditur Italinë në mënyrë shumë të dhunshme. E dini pse? Krejt rastësisht. Ajo për të cilën kemi nevojë tani është një përpjekje rigoroze, një bashkëpunim i fortë që kufizon përhapjen e mëtejshme të virusit midis komuniteteve, redukton kurbën e të prekurve dhe mundëson të kurohen më mirë të sëmurët. Nuk ka opsione të tjera».

Por qasjet me të cilat po përballohet pandemia janë të ndryshme: shkohet nga zgjidhjet «teknologjike» e Koresë së Jugut tek «mbylljet» progresive e shumë vendeve europiane, Italia në krye.

«Për sa i përket aftësisë së kontrollimit të impaktit të virusit mbi territor, Koreja e Jugut, Tajvani, Hong Kongu dhe Singapori duket se kanë zbatuar strategji shumë më të mira se atë të shumë të tjerëve. Por qasjet e tyre nuk kanë qenë të gjitha njëlloj: disa kanë mbyllur shkollat dhe të tjerë jo, disa kanë kufizuar qarkullimin dhe të tjerë e kanë monitoruar. Për këtë arsye, me krizën e përfunduar, do të jetë thelbësore të studiohet çfarë dhe si ka funksionuar me efikasitet të veçantë në këto vende».

Pak ditë më parë «The Guardian» ka botuar një dokument të rezervuar të Public Health England, sipas të cilit kriza do të zgjasë deri në pranverën e 2021. Kur do të përfundojë vërtet e gjitha kjo?

«Asnjeri nuk e di: nuk jemi në gjendje të dijmë përpara kohe as se çfarë do të bëjnë njerëzit, as sesi do të sillet virusi. Duhet të jemi të gatshëm për më të keqen dhe të shpresojmë për më të mirën. Është e detyrueshme të jemi të fortë të disiplinuar, të durueshëm dhe bujarë me të tjerët».

Çfarë po na mëson apo çfarë duhet të na mësojë, si specie, si qenie njerëzore, kjo pandemi?

«Asnjë burrë nuk është ishull; asnjë grua nuk është ishull; asnjë kafshë, ciladoqoftë ajo, nuk është. Jemi të gjithë të lidhur nga historia evolutive dhe nga detyrimi ynë për të bashkëjetuar në një planet kaq të vogël. Ndajmë hapësirë, ndajmë resurse dhe nganjëherë, mund të ndodhë, ndajmë virus. Megjithatë, ne qeniet njerëzore jemi me fat dhe mund të mbështetemi mbi një inteligjencë dhe aftësi përshtatjeje speciale. Besoj se ka ardhur momenti që ta përdorim këtë aftësi jo vetëm për të krijuar me urgjencë maksimale testin për koronavirusin, ilaçe antivirale, vaksina për të shmangur përhapjen e infeksionit. Ka ardhur momenti i rigjetjes se modestisë dhe të kuptuarit sesi të trajtohet me respektin maksimal pjesa tjetër e botës së gjallë»./lexo.al

Author: admin