Kushton 100 milion dollar. U vodh mëngjesin pas “Ditës së Falënderimeve” në 1985

 

Një vepër e piktorit Willem de Kooning, e cila ishte zhdukur nga viti 1985 deri në vitin 2017, tani do të shfaqet publikisht për herë të parë.

“Woman-Ochre”, e sapo restauruar, me vlerë mbi 100 milionë dollarë, u pre me dhunë nga korniza e saj në një muze dhe u mbajt në dhomën e gjumit të një çifti pothuajse katër dekada.

Në vitin 2017, vepra  u gjet në një dyqan antik, në New Mexico. Pronari i dyqanit e kishte blerë atë dhe sende të tjera për rreth 2,000 dollarë në një shitje pronash pas vdekjes së Jerry dhe Rita Alter, çifti që kishte pikturën në pronësi.

Një klient që dyshoi se vepra e artit ishte një de Kooning dhe vuri në lëvizje zinxhirin e ngjarjeve që çuan në rikuperimin e saj.

Ekspozita, “Ruajtja e de Kooning: Vjedhja dhe Rekuperimi”, vjen pas disa vitesh pune me restaurimi të përpiktë në Institutin e Konservimit Getty.

De Kooning e pikturoi kanavacën në 1954-1955 si pjesë e serisë së tij të famshme me gjashtë piktura “Gruaja”, e cila ishte një rikthim në figuracion për artistin gjatë një periudhe kur mbretëronin Ekspresionistët Abstrakt.

“Woman-Ochre” është cituar gjerësisht si e vlerësuar për një çmim edhe më të lartë: 160 milionë dollarë.

Pas shfaqjes në Getty, “Woman-Ochre” më në fund do të kthehet në Muzeun e Artit të Universitetit të Arizonës, ku u vodh mëngjesin pas Ditës së Falënderimeve në 1985, ndërsa rojet e sigurisë po ndërronin turnet.

Grabitja, e cila pengoi hetuesit për shkak të mungesës së pamjeve video ose gjurmëve të gishtërinjve, është ende e habitshme për kuratorët dhe konservatorët që kanë punuar ngushtë me pikturën. Çështja e FBI-së është ende e hapur.

Author: jehona