![](https://jehona.info/wp-content/uploads/2021/06/unnamed-1.jpg)
Ferrari, Laborghini, Rolls Royce apo Bentley janë supermakinat që mund t`i blini në butikun e makinave superluksoze të Berat Mehmedit.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Vetura më e shtrenjtë që ai ka shitur është një Lamborghini Aventador SV Roadster për një shumë prej 799 mijë frangave zvicerane.
Blerësi i kësaj makine të limituar në 500 copë ishte një japonez nga Tokio, kujton pronari shqiptar i garazhës Sportcar Connection, Berat Mehmedi. Ky djalë me prejardhje nga Gostivari ka ngritur një shtëpi veturash që më tepër i ngjan një butiku luksoz që kujdeset për t’ua plotësuar qejfet burrave të pasur me lodrat e tyre të preferuara, makinat superluksoze, raporton albinfo.ch
Por, makinat më të kërkuara në garazhën Sportcar Connection janë Ferrari dhe Rolls Royce, plotëson ai. Klientët janë koleksionues e burra të pasur që kanë pasion veturat luksoze. Në mesin e tyre nuk mungojnë as shqiptarët, por ata janë më të rrallë, thotë Berati.
“Në mesin e klientëve të mi nga bota shqiptare, më shumë i kërkojnë makinat Lambot, por nuk mungojnë kërkesat edhe për Mercedes AMG“.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Nga vip-at shqiptarë që Berati i ka shokë e mysafirë të shpeshtë janë aktori i njohur Blerim Destani, i cili ka blerë një Maserati në garazhën e tij. Kurse miku i tij i afërt reperi i njohur Noizy, i merr në shfrytëzim makinat e Berati për të incizuar videoklipe për këngët që ai i nxjerr në treg. Dy futbollistët e përfaqësueses zvicerane, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami, janë po ashtu miq të Beratit që mund t`i takoni tek ai sa herë ata kthehen për vizitë në Zvicër. Për Admirin thotë së është i pasionuar pas Mercedesit SL kurse Pajtimi i do makinat Rolls Roys, tregon 32 vjeçari, i cili për vete nget një xhip të rrallë të markës Mercedes G-Class që kap shumën 250 mijë franga
Berati ka mbi 10 vite që është inkuadruar në biznesin e shitblerjes së veturave luksoze në qytetin Frauenfeld të Zvicrës duke realizuar kështu ëndrrat e fëmijërisë.
“Mua më janë realizuar jo vetëm ëndrrat e vogla të fëmijërisë, por edhe ëndrrat e mëdha“, plotëson Berati i cili shet 250 deri në 300 vetura në vit.
Makinat speciale nuk hidhen për shitje në tregun online, thotë Berati. “Ato shiten përmes lidhjeve pa u publikuar në internet. Mesatarja e veturave që mban ai në garazh, sillet nga 35 deri në 50, të gjitha prej tyre janë vetura luksoze dhe superluksoze me një vlerë deri në pesë milion franga.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/wVwG9pe.jpg)
Lamborghini prej 799 mijë frangash
“Merreni me mend“, thotë ai, “kur bëhet fjalë për modele të veturave të limituara nga ato superluksozet, klientët vijnë nga skaji i botës për t’i blerë. Sivjet kisha një blerës japonez që erdhi nga Tokio për ta blerë Laborghinin e modelit të limituar në vetëm 500 copë për një çmim prej 799 mijë frangash. Madje prej tyre kam shitur dy“, tregon Berati.