Recep Tayyip Erdogan , Presidenti i Turiqsë është padyshim njeriu i momentit në Turqi por edhe një nga protagonistët e diplomacisë botërore.
Rruga e tij nuk ka qenë shumë e lehtë dhe gjithmonë është shoqëruar me dritëhije të forta, ai në fëmijëri ka qenë shumë i varfër dhe shiste limonë. Origjina e varfër dhe rrugëtimi i tij jotipik e bëjnë Erdoganin një model për klasën e mesme konservatore. Megjithatë, sot Turqia që udhëheq Erdogani është një nga vendet më të fuqishme. Ushtria e saj është në mesin e 10 ushtrive më të forta në botë.
Kujtojmë, që Erdogani ishte 4 vjet kryebashkiak i Stambollit, 11 vjet Kryeministër, ndërsa që nga 2014 është President i Turiqsë.
Erdogani është i martuar me Eminen dhe së bashku kanë 4 fëmijë, dy djem Ahmet Burak dhe Necmettin Bilal si dhe dy vajza, Summey dhe Esra .