Mediat britanike publikuan foto nga puthjet intime të Ministrit të Shëndetësisë dhe sekretares së tij.
Matt Hancock, është vendosur në qendër të polemikave, pasi u fotografua duke shkëmbyer puthje të zjarrta me sekretaren e tij, Gina Coladangelo. Kjo e fundit, është mjaft e njohur në vend dhe njihet si një grua tepër e pasur.
Coladangelo është drejtoreshë në fushën e komunikimeve në firmën e modës “Oliver Bonas”, e themeluar nga bashkëshorti i saj. Ajo i bën të dyja punët paralelisht, kujdeset për biznesin familjar, e njëkohësisht është dhe ‘krahu i djathtë’ i ministrit Hancock.
Coladangelo jeton me burrin dhe tre fëmijës e saj në Londër, ndërsa fotot e saj teksa puthte në mënyrë pasionante Ministrin e Shëndetësisë bërën bujë në mediat e huaja.
Mediat zbulojnë se këta dy të fundit njihen prej kohësh dhe janë takuar për herë të parë në Universitetin e Oksfordit, teksa punonin në radio studentore së bashku.
Coladangelo ka studiuar për politikë, filozofi dhe ekonomi (PPE) në Oksford midis viteve 1995 dhe 1998, po ashtu edhe Hancock.
Pavarësisht se ata e njihnin njëri-tjetrin dhe me sa duket ruajtën miqësinë e tyre, Hancock u martua me Marta Millar në 2006, me të cilën tani ka tre fëmijë.
Një burim i tha ‘The Sun’ se ishte ‘tronditëse që Ministri i Shëndetësisë kishte një lidhje jashtëmartesore në mes të një pandemie, me një sekretare që ai përdori paratë publike për ta punësuar”.