Nayib Bukele, presidenti i El Salvadorit ka vazhduar sulmet e tij publike ndaj miliarderit majtist George Soros.
Sipas Yahoo News, në një aktivitet ai ka ngritur pikëpyetjen se kush ka votuar për Sorosin, që ai të imponojë politika publike.
“Kush e ka zgjedhur Sorosin me votë për të diktuar politikat dhe ligjet publike? pse ai ndjen të drejtën të imponojë axhendën e tij”, tha Bukele.
“Faleminderit Zotit, dhe e gjithë lavdia i shkon Atij, salvadorianët tani janë imun ndaj ndikimit të Sorosit,” tha Bukele.
Ky i fundit e ka kritikuar vazhdimisht Sorosin për ndikimin e tij në El Salvador.
Ndërkohë Soros vazhdon të ndikojë politikat e vendeve të ndryshme edhe pse nuk është zgjedhur apo votuar.
-
I biri i tij, Aleks Soros u shfaq në dy samite të zhvilluara në Tiranë këto dy ditë.
Në rastin e parë ai ishte pjesë e delegacionit shqiptar. Kurse në rastin e dytë, ai ishte pjesë e fotos familjare të samitit.
Familja Soros vazhdon të diktojë politikat që zbatohen në Shqipëri, duke goditur dhe dobësuar opozitën dhe demokracinë në përgjithësi.