Kursime radikale: ‘Allianz Arena’ s’do ketë gaz dhe ujë të ngrohtë…

Klubi më dominues gjerman i futbollit, Bayern, po fut një regjim të kursimit të burimeve në stadiumin e Mynihut, raporton Bild.

Domethënë, kampioni i Bundesligës do të vendosë disa kufizime njëherësh, të cilat do të njihen si kursim i burimeve në sigurimin e Allianz Arena.

  • Ndryshimi i parë është se ndriçimi i jashtëm i kuq do të jetë i ndezur vetëm për tre orë pas errësirës, ​​në vend të gjashtë të mëparshëm.

Ngrohja e fushës me gaz do të zëvendësohet nga pompat e ngrohjes me ajër teksa energjia elektrike do të sigurohet nga panelet diellore të instaluara në stadium.

  • Ndryshimi i tretë do të jetë reduktimi i fuqisë së ventilimit dhe ajrit të kondicionuar në të gjithë stadiumin.

Mediat gjermane raportojnë se të gjitha tualetet do të përdorin vetëm ujë të ftohtë.

Kujtojmë se dhjetë herë kampioni radhazi i Gjermanisë në javën e parë të sezonit të ri të Bundesligës mundi skuadrën vendase Eintracht Frankfurt me rezultat 6-1.

Author: jehona