Shkoi në San Siro për një mbrëmje të qetë të Ligës së Kampionëve dhe zhduket për 11 vjet
Kjo ndodhi me Rolf Bantle, i cili u zhduk në mbrëmjen e 24 gushtit 2004 pasi shkoi në stadium për ndeshjen e kthimin paraeliminatore ndërmjet Interit dhe Baselit. “Do të shkoj në banjë për një moment, shihemi së shpejti.” Këto do të jenë fjalët e fundit që dëgjojnë miqtë e tij ! Del nga banja, humbet, nuk ka celular, nuk e mban mend se ku është parkuar makina e shokeve te tij. Një natë jashtë, e më pas mijëra netë si i pastrehë në zonën Baggio të Milanos.