Mbrëmjen e djeshme në emisionim “Stop” është folur dhe për çështjen e votimit në parlamentin hollandez me qëllim kthimin e vizave për shqiptarët.
Gjatë emisionit u publikua një video arkiv, dhe gjithçka nisi nga një statusi i Edmond Spahos.
Spaho ka bërë një status, ku shprehej se holandezët do ia hanë kokën Ramës dhe përmendi mes holandezëve skuadrën e Ajaxit, parlamentin holandez, që votoi kthimin e vizave për Shqipërinë dhe Lulzim Bashën.
“Pyetja që shtrojmë të gjithë është ‘çfarë ka dashur të thotë autori Edmond Spaho me ‘holandezët’ ku ka përfshirë edhe Lulin brenda?’. Në fakt Holanda të dashur miq është i vetmi vend që ka kërkuar të hiqen vizat. Po a jeni mirë, apo s’jeni mirë?”, tha drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra.
Më pas në emision u publikua një video e vjetër kur Basha i ardhur nga Hollanda përkthente për Pandeli Mjakon, asokohe kryeministër i vendit.
Ndiqni video e mëposhtme!