E keni pyetur ndnjëherë veten se kur duhen larë dhëmbët që të shmangni erën e keqe të gojës? Ekspertët e kanë një përgjigje.
Sipas tyre larja e dhëmbëve duhet të bëhet para se të konsumoni mëngjesin. Kur flini, bakteret në gojë shumëfishohen kjo është arsyeja se përse zgjoheni me një shije dhe erë të keqe të gojës.
Nëse lani dhëmbët menjëherë pas zgjimit, dhëmbët marrin një shtresë fluori para se të konsumoni mëngjesin dhe kështu do merrni më pak baktere nga ushqimi që do konsumoni e për pasojë do zhdukni aromën dhe do mbroni dhëmbët tuaj.
Po ju kur i lani?