
Kupa e Shqipërisë rikthehet të luajë ndeshjet e kthimit të turit të parë me katër sfida ditën e sotme.
Në Grupin A do të luhen dy ndeshje: Në orën 14:00, Bylis-Pogradeci dhe në orën 15:00 në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes, Tërbuni-Lushnja.
Në Grupin B, në orën 13:00 Laçi do të luajë ndaj Devollit në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes, ndërsa Teuta do të luajë ndaj Luzit në stadiumin “Niko Dovana”.
- Vlen të theksohet se sot duhej të zhvillohej dhe takimi mes Dinamos dhe Butrintit, por klubi nga Saranda ka njoftuar se nuk do të paraqitet për ta luajtur këtë ndeshje.