Të ftuar mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” janë Nikolini dhe Luljeta, një cift mes të cilit kanë lindur mosmarrëveshje për shkak të xhelozive.
Sipas Nikolinit, Luljeta eshte tepër natyrë xheloze dhe tha: Më kontrollon telefonin çdo mbrëmje, nuk mbaj mend një natë që nuk e bën. Por shqetësues është fakti që ka 12 vite që bëhet xheloze për nusen e vëllait.
Nikolini ka jetuar prej disa vitesh në banesën e të vëllait dhe gjatë kësaj periudhe ai dhe kunata kishin krijuar një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin, por ishte pikërisht kjo afërsi që Luljetës për 12 vite nuk i kishte falur qetësi.
“Luljeta të kam thirrur këtu për të të thënë që nuk ke arsye se përse të bëhesh xheloze. Të lutem hiqe këtë xhelozi që ke, sidomos për kunatën!”,- ishte mesazhi i Nikolinit për Luljetën.
Nderkohe Luljeta e përlotur rrëfeu se kishte qenë vetë kunata që kishte shprehur dëshirën që ta ndante atë nga Nikolini. “Më ka thënë vetë Nikolini që kunata i ka thënë që do të të ndaj nga gruaja!”,- tha Luljeta.
Ajo rrëfeu se familjarët e burrit nuk e kishin rrespektuar kurrë dhe tentojnë vazhdimisht të përçajnë marrëdhënien e tyre në çift.
Në fund Nikolini dhe Luljeta i premtuan njëri- tjetrit se do të zgjidhin gjithçka midis tyre dhe do lënë pas krahëve çdo mosmarrëveshje.