Për të fituar një ndeshje futbolli, lojtarët bëhen protagonist në forma të ndryshme pasi për të arritur suksesin janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, madje ndonjëherë të shkojnë edhe përtej rregullave e të vendosin në punë dinakërinë e tyre.
Kështu ka vepruar portieri i Viking, Patrik Gunnarson i cili në një prej ndeshjeve shtëpiake është regjistruar nga kamerat duke kryer një “hile” e cila jo gjithnjë ka rënë në sy. Gardiani ka menduar të ngushtojë portën e tij me rreth 15-20 cm, një lëvizje të cilën e bën menjëherë sapo arbitri përfundon kontrollin rutinë para ndeshjes.
Sigurisht, një ngushtim i portës me të tilla parametra mund të bëjë një ndryshim të madh pasi ndonjëherë për të ndryshuar historinë e një ndeshje mjafton edhe një centimetër që tashmë pas videos së publikuar Gunnarson nuk do të mund ta ushtrojë sërish hilen e tij.