“KTHEHU PAS”/ BURRI JA BËN TË PAHARRUESHME NUSES MARTESËN

Shumë prej nesh kur kanë qenë nxënës, kanë pasur një mësues/e, të preferuar që na ndihmuan në rrugën e rritjes, dhe që do të mbeten në zemër përjetë.

Ka nga ata mësues që e bëjnë punën e tyre me gjithë shpirt.

Liz, në Britaninë e Madhe, është një mësuese që e do punën e saj dhe e bën atë jo vetëm me profesionalizëm të madh, por me pasion.

Liz jep mësim në një shkollë kërcimi në Angli dhe kur ajo i komunikoi nxënësve të saj se kishte vendosur të martohej, ata u lumturuan shumë.

Por çfarë ndodhi në ditën e saj të dasmës?

Gjatë ceremonisë, në momentin menjëherë pas shkëmbimit të unazave, Liz dëgjon një zhurmë që vjen pas krahëve të saj.

E befasuar, nusja shikon Ollie-n, burrin e saj i cili është duke buzëqeshur dhe e fton që të kthehet e të shikojë lart.

E befasuar dhe e prekur Liz sheh katin e lartë, ku duken të gjithë nxënësit e saj të cilët morën pjesë në ceremoni.

Ollie-n, duke e njohur lidhjen e veçantë midis Liz dhe nxënësve të saj, i kishte kontaktuar ata për t’i bërë asaj një surprizë.

Kjo surprizë ka emocionuar pafundësisht miliona njerëz në mbarë botën.

Patjetër për Liz do të mbetet dita më e bukur e saj./allnews.al

 

Author: admin