Boris Johnson, kryeministri I Britanisë së Madhe është nën hetim për shpenzimet e pushimeve të kushtueshme.
Ai ishte në Karaibe gjatë Krishtlindjeve të vitit 2019-të me të dashurën e tij Carrie Symonds dhe pretendohet se ka kaluar pushime me çmime marramendëse.
Kathryn Stone, komisioneri parlamentar i standardeve, konfirmoi të hënën në mëngjes se po hetonte një shkelje të mundshme të kodit të sjelljes së deputetëve.
‘Downing Street’ më parë ka thënë se “të gjitha kërkesat përkatëse të transparencës” janë përmbushur rreth udhëtimit në Mustique, një ishull privat në arkipelagun e Shën Vincentit dhe Gren Daily Mail raportoi se Johnson kaloi 10 ditë pushim në vila luksoze me vlerë 15,000 paund.
Sipas kryeministrit këto shpenzime janë reale por janë dhuratë nga konservatori David Ross.
Por një zëdhënës i David Ross, mohoi se ai kishte paguar për të.
Hetimet vazhdojnë deri në verifikimin e plotë të çështjes.