
Deputetja Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Opinion” se të shtunën do të jetë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike.
- Kryemadhi u ka bërë thirrje shqiptarëve të jenë pjesë e protestës, ndër të tjera edhe si një kundërpërgjigje për telendarët ndërkombëtarë sikurse u shpreh, por pa shpjeguar se ku e adresonte këtë përcaktim.
“Qytetarët të dalin në protestë edhe për të gjithë telendarët ndërkombëtarë, që na kanë çarë veshët, që e kanë mbajtur me pekule Edi Ramën. Nëse qytetarëve u ka ardh për të vjellë nga ata që thonë, bëni si them unë por mos bëni si bëj unë, të dalin në protestë”, u shpreh Kryemadhi