Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat ka zbuluar bisedën e zhvilluar sot me djalin e të moshuarit Thanas Çani, ku ky i fundit rezulton të ketë një pasuri prej 30 milionë dollarësh.
Ai ka thëne se nuk kane dijeni dhe nuk kanë firmosur kontrata.
Ajo u shpreh se i moshuari, Thanas Cani është thirrur nga krimi ekonomik për një faturë 300 mijë euro. Kryemadhi tha se ai nuk ka firmosur, ndërsa kontratat ishin të panoterizuara.
“Sapo u ndava me djalin e Thanas Çanit, bëra një bisedë, dhe jo vetëm që Thanas Çani nuk kanë firmosur një kontratë të tillë, por më 2019 janë thirrur nga krimi ekonomik për një faturë rreth 30 mijë euro, që është quajtur evazion fiskal. Zotëria më bëri të ditur që ky është akti i regjistrimit, në emër të Thanas Çanit, i regjistruar më 8 korrik të 2019 dhe është administrator deri më 2024. Edhe pse krimi ekonomik e ka thirrur dhe ka marrë dijeni që zotëria nuk kishte dijeni për çështjen, nuk është njoftuar që ishte administrator i kësaj firme, nuk i kanë bërë të ditur asgjë.
Ndërsa problemi tjetër që implikon dhe që përsëri këtu duhet të fillojë të hetohet çdo gjë, është që të dy kontratat e Thanas Çanit janë të noterizuara. Të më gjejë një biznes që regjistrohet në QKR pa kontratë të noterizuar. Firma nuk është e Thanas Çanit. Është e njëjta firmë që firmos, por këto i ka prokuroria. Më 2019 është bërë sikur është hetuar për të mbuluar evazionin fiskal, që kompania e inceneratorëve ka bërë evazion fiskal 1 milion dollarë te lumi 6”,-tha Kryemadhi.
Opinion.al