Është festuar madhërishëm 7-vjetori i Odeonit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me Seli në Tiranë. E mërkurra e 7 Shtatorit ka mbledhur në pasdite personalitet të ndryshme të politikës, të besimeve fetare, besimtarë bëktashinjë, por jo vetëm në një ceremoni të organizuar nën kujdesin e KRYEGJYSHIT BOTËROR BEKTASHIAN, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ.
Gjatë kësaj dite që nga ora 9:00 dhe në vazhdim Kryegjyshata ka patur një serë aktivitetesh si dhe pritje në kuadër të këtij 7 –vjetor të përurimit të kësaj vepre unikale. Në orën 18:30’ Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj do të “hapte” zyrtarisht këtë ceremony me një fjalim paraprak në Odeon.
Më tej aktivitein do ta ndiqte një ekspozitë fotografike, e cila pasqyronte hap pas hapi që nga themelt ndërtimin e kësaj kryevepre jo vetëm fetare, por edhe arqitektonike dhe kombëtare. Në orën 19:oo, Kryegjyshi do të mbante një fjalim rreth arritjes dh e vështirësive të arritjes së këtij suksesi. Pas kësaj ceremonie përshëndetësë në orën aktiviteti do të pasohej me dokumentarin kushtuar “Përurimi i odeonit -7 shtator 2015”.
Aktiviteti nuk do dilte nga tradita bektashiane, teksa do të mbyllej për të gjithë të pranishmit me një koktej.