Monedhat virtuale kanë zënë vend të madh në tregun botëror.
E kohëve të fundit edhe Kosova është bërë pjesë e saj.
Themeluesi i saj thotë se aktualisht ka vlerë më pak se 1 cent, por shpreson se kjo vlerë do të rritet në ditët në vijim.
Janë një grup i të rinjve shqiptarë në diasporë që hodhën në treg kriptovalutën të emëruar KosovaCoin.
Kjo kriptovalutë ka vlerë më pak se një cent, mirëpo krijuesit e saj mendojnë se asaj do t’i rritet vlera.
Deri tani, në këtë valutë kanë investuar rreth 150 persona.