Stresi ka qenë pjesëmarrës në protestën e organizuar në Tiranë kundër ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në një shkrim të publikuar në rrjete sociale, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) tha se do të dalë kundër zotit të shtëpisë, por jo të mysafirëve.
Ai më tej theksoi se i zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. Ndërkohë që ka marrë pjesë në protestë, ai së fundmi ka hedhur një video në InstaStory ku shihet duke u djegur flamuri i Serbisë.
“Kosova është Shqipëri”, ka shkruar ai teksa ka etiketuar edhe profilin e Aleksandar Vuçic në Instagram. Protesta theksojmë se është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe fraksioni brenda PD që është kundër kryetarit, Lulzim Basha.
Vuçiç nga ana tjetër gjendet në Tiranë në kudër të takimeve për marrëveshjet që rrjedhin nga iniciativa e bashkëpunimit rajonal ‘Open Balkan’.
Stresi e pati paralajmëruar pjesëmarrjen e tij në këtë protestë që një ditë më parë. “Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë. Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve.