Shqipëria është një nga vendet në rajon ku niveli i korrupsionit është shumë i lartë, madje dhe qytetarët e shohin si problem mjaftë shqetësues. Kështu tregohet në studimin me objekt “Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit”, i realizuar nga 3 organizata të shoqërisë civile.
Për Shqipërinë, studimi u udhëhoq nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike.
- Sipas dokumentit, progresi gjatë 10 viteve të fundit shikohet me më shumë pesimizëm në Shqipëri dhe Serbi ku vlerësohet se është më keq dhe shumë më keq se 10 vite më parë nga më shumë se gjysma e qytetarëve që iu përgjigjën pyetësorit.
Nga ky studim tregohet se, më shumë se 75% e qytetarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi e konsiderojnë atë një problem serioz dhe shumë serioz për qytetin”.
Qytetarët shënjojnë më së shumti politikanët si grupi i cili ushtron më tepër korrupsion.
Gjithashtu, përpjekjet e qeverive për luftimin e korrupsionit vlerësohen si joefektive nga pothuajse ½ e të anketuarve në Shqipëri dhe Serbi dhe pothuajse 1/3 e të anketuarve në Kosovë. Sipas raportit, pothuajse gjysma e atyre që iu përgjigjën pyetësorit në Shqipëri deklarojnë se ju është dashur të paguajnë ryshfet për të marrë shërbime bazë, leje apo licenca, për të përshpejtuar proceset gjyqësore apo për të rishikuar taksat.