Koreanojugorët/ Transmetim energjie pa kabllo

 

Pas pak vitesh do të mund t’i themi lamtumirë përfundimisht kabllove për rikarikimin e pajisjeve tona. Një ekip studiuesish nga Universiteti Sejong në Korenë e Jugut arriti të dërgonte 400 mw energji elektrike në një hapësirë ​​prej rreth 30 metrash pa përdorur tela.

  • Jinyong Ha dhe kolegët e tij përdorën një lazer special infra të kuqe që është shumë më i qëndrueshëm dhe më i sigurt se ata që janë përdorur deri më sot në eksperimente të ngjashme.

Energjia në fjalë, tani për tani, është shumë e vogël, por sipas studiuesve nuk jemi shumë larg mundësisë për të karikuar një celular apo tablet në të njëjtën mënyrë. Kjo nuk është një risi absolute. Transmetimi me valë i rrymës elektrike ka qenë objekt studimi për disa vite, por deri më tani askush nuk ka mundur të transmetojë energji në distanca kaq të mëdha.

  • Teknologjia e zhvilluar në Kore duket shumë premtuese veçanërisht për aplikacionet komerciale. Në krahasim me ato të zhvilluara deri më tani, të cilat kërkonin përdorimin e një baze të veçantë ku të vendosej pajisja marrëse, kjo nuk kërkon ndonjë pajisje të dedikuar përveç një marrësi të vogël 10x10mm. Mjafton që objekti që do të karikohet dhe stacioni transmetues të jenë në përballë njëri-tjetrit.

Ndërmjet stacionit transmetues dhe sensorit marrës krijohet një zgavër optike, brenda të cilit drita është e kufizuar në një frekuencë specifike. Në këtë mënyrë, marrësi merr energji nga transmetuesi në formën e valëve të dritës. Kur diçka, ose dikush, ndërpret zgavrën optike duke u vendosur midis transmetuesit dhe marrësit, sinjali ndërpritet dhe hyn në modalitetin e sigurt të energjisë.

  • Teknologjia e re jep aplikime të shumta praktike, si aftësinë për të rimbushur nga distanca pajisje elektronike si telefonat inteligjentë dhe tabletët, por edhe pajisje mjekësore si pacemaker ose pompat e insulinës, thjesht duke hyrë në një mjedis të pajisur me këto transmetues, për shembull një aeroport, zyrë, supermarket ose stacion metroje.

Sipas studiuesve, proceset në bazë të kësaj mënyre të re të transmetimit të energjisë do të lejojnë zhvillimin e paneleve fotovoltaike më efikase të aftë për të kthyer një sasi më të madhe të energjisë së dritës në impiante industriale aktuale, por edhe më të lira, pa kosto që lidhen me instalimin dhe mirëmbajtjen e kabllove kilometrikë.

Author: jehona