KORÇË, KOLONJË, POGRADEC, SKRAPAR

Nga  arkeologu prof. as. dr. Skënder Aliu

– Zbulime 3500 vjet para erës së re –

Nё vijim, vlen tё pёrmendim dhe hipotezёn e numizmastes Shpresa Gjongecaj, e cila nё pёrfundim tё  studimit  te “ Thesari i Hijes sё Korbit”, tё zbuluar rastёsisht pranё Maliqit- Korçё, i cili pёrmbante 627 monedha , nga tё cilat,  418 monedha tё Aleksandrit tё Madh, sugjeron mendimin  se pikёrisht nё kёtё kala, duhen ndёrmarё gёrmime arkeologjike, pёr tё zbuluar qytetin antik  tё Pelionit.

Vetёm kështu, pёrmes gёrmimesh e studimesh,  qё duhet tё  ndёrmerren nё tё ardhmen, shpresojmё  tё zbulohen mariale e  tё dhёna tё reja, sidomos epigrafie, ashtu si ka ndodhur dikur nё qytetin e Dimalit nё afёrsi tё Beratit, ku u zbulua stampa mbi tjegulla, me mbishkrimin “Dimalitan”.

Njё tjetёr shembull i admirueshёm janё teserat  prej bronzi, tё zbuluara gjatё  gёrmimeve  nё Saraqinishtё tё Gjirokastrёs, qё identifikuan qytetin Antigone, tё ndёrtuar nga Pirua pёr nder tё gruas sё tij tё parё e tё mençur Antigonea.

Nё mbyllje dёshirojmё  tё vemё nё dukje se, nё rajonet e Dasaretisё  antike  Korçё, Kolonjё, Pogradec e Skrapar, janё zbuluar  materiale e tё dhёna  me pёrkatёsi kohore, nga Paleoliti i vonё  rreth 3500 vjet  pes., “Izraishtё” Kamenicё ( Korçё); Mezoliti, Vlushë (SKRAPAR); Neoliti, Vashtёmi, Podgori, Dunavec (Korçё); Luaras, Kamnik ( Kolonje); Eneoliti Maliq, Shpella e Trenit ( Korçё); Bronzi, Maliq, Shpella e Trenit (Korçё); Luaras, (Kolonjё); Liuqeth, (SKRAPAR); si dhe shumё vendbanime e  varreza tё sheshta e tumulare.

Nё vёshtrim tё pёrgjithshёm, pёrmes gёrmimesh, janё pёrfituar tё dhёna pёr kulturёn materiale e shpirtёrore, lidhur me identitetin e pёrkatёsinё ilire. Gjithashtu janё pёrfituar tё dhёna pёr vijimёsinё arbёrore tё Mesjetёs sё Hershme e tё  Zhvilluar si: Varreza e Leshnjёs (SKRAPAR), e Rёmbecit nё (Korçё) dhe nё Tumёn e Rehovёs nё Kolonjё.

 

Author: jehona