
Pritjes së gjatë duket se po i vjen fundi. Ambasada italiane në Tiranë ka një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë përtej Adriatikut.
Bëhet fjalë për njohjen e patentave. Ambasada në një postim në faqen zyrtare në Twitter njofton se marrëveshja e firmosur mes dy vendeve në mars të këtij viti dhe që hyri në fuqi në 12 korrik shumë shpejt do të nisë zbatimin.




“Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre” shkruan ambasada.




Kjo do të thotë se shqiptarët që kanë marrë lejet e drejtimit në atdheun e tyre pas marrëveshjes mes dy vendeve nuk kanë nevojë për provime teorike apo praktike në Itali pasi konvertimi do të bëhet automatikisht./shqiptari.net/