Komenti i tij bëri xhiron e rrjetit, Bora Zemani i përgjigjet LIVE avokatit: Ju e keni bërë…

Të gjithë u habitën pak kohë më parë kur avokati i njohur Spartak Ngjela shprehu publikisht konsideratat për Bora Zemanin në një foto që ajo publikoi në Facebook. Ngjela është një nga figurat më të njohura politike, i pranishëm gjithmonë në media me komentet e tij pikante dhe kush e ka ndjekur sadopak, e njeh natyrën serioze dhe disi të vështirë, andaj komenti i tij është u bë viral sepse ishte shumë i ëmbël. Megjithatë, Bora nuk kishte reaguar gjatë gjithë kësaj kohe.

Mbrëmjen e djeshme ata janë përballur në “Top Arena”, ku ishin të ftuar të dy. Bora tha se ka qenë një ndër komplimentet më të bukura që ka marrë ndonjëherë. “Për komentin e avokatit unë në fakt nuk e dija vetë, e kam marrë vesh nga portalet. Kjo pasi ju e keni bërë atë koment në një adresë në Facebook që nuk është e imja. Megjithatë avokatin e kam bërë follow në Instagram. Është një ndër komplimentet më të bukura që mua më kanë bërë ndonjëherë. Shumë faleminderit”.- tha Bora.

Ndërkohë, Ngjela u përgjigj: “Ku e dija unë… Komplimenti është krijim, ju mendoni se është stisje për t’i prishur mendjen dikujt. Është krijim që të jep efekt një grua ose vajzë. Nuk është personal. Ma dha efektin, më pëlqeu dhe e shkrova”.

Author: admin