Sot në orën 18:30, në Marbella të Spanjës do të luhet miqësorja e Kombëtares tone të futbollit me atë të Katarit. Ashtu sikur edhe takimi miqësor me Arabinë Saudite edhe ky takim nuk do të transmetohet në asnjë TV, pasi nuk duan të zbulohen lojtarët e grumbulluar për “Katar 2022”.
Duke u mbështetur në séancën e stërvitjes së fundit mendohet se trajneri Reja mund të hedhi këtë formacion :
- Në portë pritet ta nisë Arlis Shala.
- Në mbrojtje priten të rreshtohen 3 lojtarë, Gurishta, Janku dhe Turkaj
- Në mesfushën Hadroj-Rrapaj-Ujka-Kallaku-Hakaj
- Në sulm Cara-Skuka.