Abuzimi me paratë publike arrinë vlerën e mbi 1 miliard eurove. Shkeljet e institucioneve publike janë konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili në buletinin e fundit ka rënditur edhe institucionet që kanë kryer një sërë shkeljesh, ku të parët në rënditje janë doganat dhe Tatimet, duke mos lënë pas edhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për të cilët KLSh ka referuar në prokurori edhe gjithë kupolën e drejtorisë vendore të rrethit të Sarandës.
Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën janar-shtator ka gjetur shkelje të shumta ne institucionet shteterore. Këto shkelje kanë sjellë nje dëm ekonomik, por edhe ndikim negativ në administrim të të ardhurave dhe shpenzimeve.
- Në buletinin e fundit te KLSH rezulton që ky dëm të jetë 122 miliardë lekë ose e konvertuar ne monedhen europiane mbi 1 miliardë euro, nga shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave.
Konkretisht KLSH nënvizon se në përfundim të auditimeve të kryera përgjatë periudhës janar – shtator 2022 ka zbuluar parregullsi me pasojë dëm ekonomik në shumën totale prej 47 miliardë lekë. Në këtë dëm peshën kryesore e mbajnë tatim-taksat me 45 miliardë lekë, tek Doganat 846 milionë lekë, në fushën e shitjes-blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore 421 milionë lekë.
- Ndërkohë për të njëjtën periudhë KLSH ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 74 miliardë lekë nga të cilat:
Në total , për periudhën janar – shtator 2022, në përfundim të 120 auditimeve të kryera, KLSH ka dhënë opinione për 97 prej tyre . Nga auditimet e realizuara gjatë nëntë mujorit të vitit 2022 ka përcjellë në Prokurori 1 kallëzim penal.
Konkretisht, në auditimin e kryer në Drejtorine Vendore te Agjencise Shteterore te Kadastre ne Sarandë të përcjellë në Prokurori janë kallëzuar 6 persona të konstatuar me shkelje të rënda të cilët janë drejtues të nivelit të lartë e të mesëm (Ish-Drejtor, Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t, (aktualisht ASHK Sarandë); Ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, aktualisht specialist; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Legalizimit, Ish-Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve të Pronësisë; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve të Pronësisë; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë)