Kjo vajzë tregon që është vampir dhe se është 600 vjeçe

Nëse nuk keni njohur asnjëherë një vampir, është koha ta bëni. Kjo vajzë 27-vjeçare, me vitet njerëzore, thotë se është një vampir dhe është 600 vjeçe.

Quhet Lilith Vampyre ose ndryshe “Zonja e Errësirës” e ruan lëkurën e saj si porcelani nga drita, duke e shmangur diellin sa më shumë të jetë e mundur. Ajo bën një punë normale 9 me 5 në Londër, ndërsa eksploron me hobin e saj gjatë kohës së lirë.

“Mund të dal jashtë dhe të funksionoj gjatë ditës, megjithatë preferoj ta shmang dritën e drejtpërdrejtë të diellit, sepse më lodh. Ndihem më mirë pas perëndimit”, -shprehet ajo.

Lilith ushqehet me gjak njeriu ndonjëherë dhe i pëlqen të vishet si karakteret e filmave horror. Vazhdon ta bëjë këtë gjë që prej moshës 18-vjeçare, kur pa për herë të parë filmin “Dracula”. Ajo tregon se u magjeps nga krijesat misterioze pasi pa Dracula-n dhe interesi e bëri të zbulonte nëpërmjet kërkimeve online edhe njerëz të tjerë si ajo.

“Do të thoja që u bëra një vampir në moshën 18-vjeçare, edhe pse nuk isha totalisht e ndërgjegjshme asokohe. Ndërsa tani e kam kuptuar,” –rrëfen ajo.

Në vend që të gjejë një viktimë rastësore dhe ta kafshojë në qafë, ajo e bën ritualin me miratimin e njerëzve të tjerë në komunitetin e saj.

Woman Claims To Be Real-Life Vampire And Even Drinks Blood - LADbible

Pin on Goth girls

Goth Girl of the Week: Feature: Lilith the Vampyre

Author: admin