Shumë njerëz kanë një tendencë të pashpjegueshme për t’i gjykuar njerëzit shumë shpejtë, pa asnjë justifikim dhe kjo e bën botën të jetë e vrazhdë. Vetëm të mendoni si reagojmë shumë nga ne kur shohim ndonjë të pastrehë në rrugë, i pa larë, i pa rruar?
Shumica e njerëzve mundohen t’i shmangen kontaktit me ta ose shpesh kur një lypës kërkon lëmoshë njerëzit krejtësisht bëhen sikur nuk dëgjojnë por ndoshta këto nuk janë veprimet e duhura.