Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) parashikon se gjatë javës që vjen Shqipëria do të përfshihet nga temperatura tejet të larta
Ekspertët e SHMU thonë se në disa zona, temperatura do të arrijë deri në 43 gradë.
“Ashtu sic është bërë tashmë zakon më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit rreth javës që presim përpara për të cilën duhet të përgatitemi për një “ferr” të vërtet.
Kjo ndodh për shkak se vendi ynë parashikohet të ndikohet nga një valë e të nxehtit (masa ajtrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut dhe pjesërisht edhe nga Afrika Sahariane).
Në këtë mënyrë moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përgjatë pjesës më të madhe të ditës. Por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare më tepër prezente përgajtë relieveve malore në lindje të vendit. Këto vranësira ditën e Hënë në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive afatshkurtër”- thuhet në njoftimin e SHMU.
SHMA thotë se problematike do të jenë edhe temperaturat e mbrëmjes të cilat në zona të caktuara nuk zbresin poshtë vlerave 25°C deri në 27°C në vlerat minimale.