Kjo është ura më e pazakontë në botë, vetëm se njerëzit nuk e besojnë se ekziston vërtetë

Një urë prej qelqi është hapur në Kinë. Ura Ruyi, e gjendur në provincën Zhejiang, nisi të ndërtohej në 2017-ën, për t’u hapur më pas në 2020.

Ajo është kthyer në një nga atraksionet kryesorë të zonës, për shkak të veçantisë së saj.

Kur imazhet u publikuan në rrjete sociale, shumë përdorues besonin se nuk ishte e vërtetë. Ura ka një gjatësi prej 100 metrash dhe një lartësi prej 140 metrash, dhe ndodhet në luginën Shenxianju.

Është e përbërë nga tre pjesë, njëra prej të cilave është bërë prej qelqi transparent.

Author: admin