Kjo është ndërtesa më unike në botë, e dini se ku gjendet?

Janë publikuar disa fotografi të një kulle në Kinë që padyshim është një nga dizajnet më të bukura në planet. O -Tower do të jetë selia e R&D për kompaninë më të madhe të Kinës për smartphone, Oppo. E veçanta në këtë ndërtesë është oborri i mbushur me gjelbërim dhe përshkruhet nga arkitektët si “dhoma e gjallë urbane për qytetin”.

Sipas vendndodhjes, kulla do të qëndrojë midis një liqeni natyror, një parku 10.000 metra katrorë dhe një zone urbane të zonës Yuhang të qytetit Hangzhou.

Arkitektët e kullës thonë se ajo është projektuar më shumë se një pamje ikonike. Ata shpjegojnë që ndërtesa do të jetë “mjedisore, ekonomike dhe e qëndrueshme”.

Author: admin