Protagoniste e rubrikës “Ka një mesazh për ty” ishte Julsida. Ajo kishe ftuar bashkëshortin e saj në emision për t’i dhënë një zgjidhje problemeve në martesën e tyre e cila tashmë ishte në një gjendje kritike.
Julsida mjaft e shqetësuar rrëfeu se bashkëshorti i saj shpenzon shumë orë në rrjetin social Facebook. Ai madje posedon disa adresa të rreme me të cilat komunikon me persona të ndryshëm. Në këto rrethana Julsida mendon që Lediani nuk është besnik.
“Më thotë që rri në Facebook sa për të shtyrë kohën e lirë. Unë i them pse i shkruan të tjerave, më shkruaj mua. Po ty të kam në shtëpi, më thotë.”- tregoi Julsida e mërzitur.
Por durimit i kishte ardhur fundi dhe sot ajo kërkonte nga bashkëshorti i saj të zgjidhte ose atë ose Facebook-un.
“Jam këtu sot për t’i kërkuar Ledianit të heq dorë nga Facebook-u. Ose atë ose mua. Ai le të vendosë vet se cila është më e mirë për atë, interneti apo familja.”
E ndërsa Lediani e kishte pranuar ftesën për të qënë në studio këtë të dielë, Ardit Gjebrea vendosi t’i bënte një lojë të vogël duke pretenduar se një zonjë nga publiku ishte një nga vajzat që Lediani kishte njohur në internet.
Duke qeshur ai rrëfeu se nuk kishte krijuar asnjë lidhje nga interneti.
“Të flasësh me mesazhe nuk do të thotë që ke krijuar një lidhje. Mund t’i kem thënë vetëm një mirëmëngjesi ose mirëmbrëma. Bej shaka’- tha Lediani.
Në fund ai reflektoi mbi problemet që kishte krijuar në familje përdorimi i gabuar i rrjeteve sociale dhe i premtoi publikisht besnikëri bashkëshortes së tij.