Me një thellësi 660 metra dhe me një vëllim prej 130 milionë metra kub, Xiaoxhai Tiankeng që ndodhet në Kinë është gropa më e thellë dhe më e madhe në botë.
- Emërtimi i saj Tiankeng do të thotë “Gropa Qiellore”, ndërsa dhe vetë ekspertët ende nuk janë të sigurt se si u formua.
Duke parë nga hapësira e jashtme në peizazhin e gjelbër të komunës rurale Chongqing të Kinës jugperëndimore, shfaqen një seri gërvishtjesh të thella dhe të errëta, të cilat e godasin tokën si një gjurmë aliene. Disa ekspertë pyesin veten nëse këto formacione misterioze janë rezultat i përplasjes së një meteori në Tokë. Të tjerë besojnë se ato u formuan gradualisht gjatë rreth 128,000 vjetësh, pasi uji që depërtonte në lumenj nëntokësor gdhendi ngadalë shkëmbin gëlqeror përreth gjatë udhëtimit të tij.
- Tiankeng është shtëpia e një ekosistemi të lulëzuar prej rreth 1285 llojeve bimore dhe shtazore – duke përfshirë gingon e rrallë dhe leopardin me re, shkruan BBC.
Përveç madhësisë, formacioni është gjithashtu unik, një gropë me dy fole që mban dy kratere të bashkuar nga një buzë e pjerrët. Në sezonin e shirave, një ujëvarë bie nga gryka e gropës, duke ushqyer një lumë nëntokësor dhe një rrjet shpellash
Xiaoxhai Tiankeng u zbulua vetëm në vitin 1994, kur eksploruesit britanikë u përpoqën të vëzhgonin sistemin e saj të shpellave nëntokësore të ngjashme me labirintin. Ata pavarësisht se u përpoqën të bënin hartën e lumit nëntokësor pesë herë në një periudhë 10-vjeçare, panë përroin që shpërtheu shumë të vështirë për t’u lundruar dhe ekipi nuk ia doli kurrë. Si rezultat, kjo nëntokë e thellë dhe e errët mbetet një nga misteret më të mëdha gjeologjike të Kinës.