Njerëzit kanë arritur në Hënë, por kur vjen puna për të eksploruar tokën thellë nën këmbët tona, ne kemi “gërvishtur” vetëm sipërfaqen e planetit tonë.
-
Shpimi i thellë i lejon shkencëtarët të mësojnë më shumë se si u formua Toka me koren që vepron si një afat kohor gjeologjik i formimit të botës.
Inxhinierët kinezë zbuluan një pus të ri super të thellë që do të gërmojë shumë në koren e Tokës.
-
Gropa do të arrijë 10,520 metra në tokë në pellgun e Sichuan në Kinën jugperëndimore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua. Rajoni është një zonë kryesore për prodhimin e gazit dhe inxhinierët pritet të gjejnë atje një rezervë gazi natyror.
-
Nëse kjo realizohet, ai do ishte një nga puset më të thella të bëra nga njeriu në botë.
Megjithatë, nuk do ishte më i thelli, kjo sepse rekordi qëndron në Rusi, një projekt shpimi shkencor i epokës sovjetike që mori 20 vjet për t’u përfunduar dhe shkoi në 12,262 metra. Këto vrima tepër të thella shtrihen më shumë se mali Everest me përmasa nga lart poshtë.