Blerim Kotobelli do të jetë pjesë e Teutës dhe për një tjetër sezon. Kapiteni mbrojtës ka arritur marrëveshjen me klubin për rinovimin e kontratës, duke vijuar aventurën e tij në Durrës.
Mbrojtësi 30-vjeçar ishte titullar i padiskutueshëm sezonin e shkuar, pasi ka luajtur 33 ndeshje, prej të cilave 32 nga minuta e parë.
Kjo është aventura e dytë për Kotobellin në Durrës, teksa në të shkuarën ka qenë pjesë e durrsakëve nga viti 2014 deri në vitin 2017.
Krahas eksperiencave në Durrës, futbollisti nga Skrapari ka qenë pjesë e Tiranës, Flamurtarit dhe Kukësit në të shkuarën.
Teuta deri më tani ka zyrtarizuar afrimin e Ergys Peposhit, ndërkohë që ka arritur marrëveshjet me Aldi Gjumsi dhe Mario Gjata. Trajneri Diego Longo po ndëronte një ekip që edicioni e ardhshëm të jetë konkurrues për zonën europiane.