Shumë herë pamja e një peizazhi me ujëra blu apo e gjelbër dhe rërë mjafton për të na qetësuar. Plazhet e mëposhtme, edhe pse mbresëlënëse me bukurinë e tyre unike janë vende që kanë rezultuar jashtëzakonisht të rrezikshme, shumë herë dhe vdekjeprurëse për vizitorët e tyre ndër vite.
Këto janë pesë nga plazhet më të rrezikshme në mbarë botën, të cilat definitivisht nuk rekomandohen për turistët që kërkojnë siguri dhe qetësi gjatë pushimeve të tyre.
1.Plazhi Hanakapiai – Hawaii
Numri një në listë është plazhi Hanakapiai në Haëaii në ishullin Kauai. Ky vend është një dëshmi tronditëse se bukuria mund të na mashtrojë lehtësisht. Nga larg duket vërtet si parajsa në tokë. Megjithatë, ky karakterizim është krejtësisht i ndryshëm nga realiteti. Për shumë është ndoshta plazhi më i rrezikshëm në botë .
Rrymat e forta oqeanike në zonë krijojnë valë të forta dhe të larta, të cilat më shpesh rezultojnë fatale për ata që tentojnë të notojnë në ujërat mbresëlënëse.
Që nga viti 1970, mbi tridhjetë njerëz janë mbytur, ndërsa rrymat e detit ndonjëherë janë aq të forta sa nuk janë gjetur ende trupat e të paktën 15 viktimave. Rrugës për në këtë plazh është vendosur një tabelë që njofton për rreziqet.
- Bregu i Skeletit – Namibia
“Plazhi i Skeletit”, siç quhet ndryshe, karakterizohet si një nga vendet më jomikpritëse dhe armiqësore në tokë. Ndodhet në pjesën jugperëndimore të Namibisë dhe shtrihet në pjesën jugore të Angolës. Shumë e quajnë atë si “Toka që Zoti krijoi në zemërim” ose “portat e vdekjes”.
Konsiderohet si një nga plazhet më të vështira për t’u arritur, duhet të udhëtosh disa kilometra në shkretëtirë. Për shekuj me radhë, skelete të panumërta balenash dhe fokash që janë larë nga valët e Atlantikut dhe anijet që janë rrënuar në zonë për shkak të rrymës së tmerrshme “Benguela” janë kalbur në breg, ndërsa njëmbëdhjetë lloje të ndryshme peshkaqenësh notojnë në ujërat gati për të sulmuar notarët trima.
- Cape Tribulation – Australi
Cape Tribulation është një plazh i famshëm australian që është një habitat për shumë krijesa të gjalla të egra, gjë që e bën atë jashtëzakonisht të rrezikshëm. Veshja speciale është një kusht i domosdoshëm për këdo që tenton të notojë në ujëra nëse dëshiron t’i shpëtojë kandilit helmues. Krokodilët e ujit të detit janë gjithashtu të zakonshëm në zonë. Vendasit këshillojnë vizitorët e plazhit të shmangin notin në çdo rast, veçanërisht në grykëderdhjet e lumenjve.
- New Smyrna – Florida
Neë Smyrna Beach është një plazh i njohur në Florida. Është një vend ideal për sërfistët dhe është i famshëm për klimën e tij të ngrohtë. Por mban edhe një titull tjetër, atë të peshkaqenit të parë në botë që sulmoi. Surfistët që dynden në brigjet e Atlantikut të Floridës për dallgët epike e bëjnë këtë me rrezikun e tyre pasi plazhi është një nga më të rrezikshmit në botë për shkak të peshkaqenëve.
- Plazhet e lumit Amazon – Brazil
Xhungla e Amazonës është një nga vendet më të njohura për aventurierët e fortë. Megjithatë, ujërat në plazhet e zonës janë shtëpia e ngjalave, piranjave, anakondave dhe organizmave të tjerë të gjallë të rrezikshëm.
Ndaj do të ishte mirë… të shmangni zhytjet në ujërat mbresëlënëse. Nuk do jenë aspak freskuese, përkundrazi ka mundësi që të rezultojnë vdekjeprurëse.