“Kërkojmë uljen e çmimeve”/ Protesta masive e shoqërisë civile, qytetarët bëjnë gjestin e bukur, ndezin “dritat e shpresës”

Për rreth 1 orë e gjysmë vijon protesta e shoqërisë civile përballë Kryeministrisë ku po kërkohet reagimi i qeverisë shqiptare për të ulur çmimin e naftës dhe ushqimeve.

Si rrallë herë ditën e sotme, shoqëria civile ka reaguar duke protestuar për të drejtat e tyre pasi siç thonë qytetarët e kanë të pamundur të jetojnë me këto çmime që kanë shukuar në stratosferë.

Mes qytetarëve bie në sy prezenca e familjarëve ku nuk kanë munguar as fëmijët e tyre të cilët i mbajnë në krah./asutimes.com

Author: admin