Në Britani të Madhe është hapur një konkurs i pazakontë për vend të lirë pune – autoritetet lokale janë në kërkim të dikujt që do të menaxhoj restorantin Ship Inn në ishullin Piel.
- Ana negative e punës koha e pacaktuar, izolimi dhe orët e gjata të punës. Por nga ana tjetër, personi i punësuar do të mund të shijojë ajrin e pastër me pamje kah zogjtë, deti, perëndimi dhe lindja e diellit – i izoluar nga zhurmat dhe turmat.
John Murphy, i cili për katër dekada sjell turistë në ishull, thotë se ai që do ta fitojë vendin e punës do të duhet të jetë jashtëzakonisht shumë i përkushtuar: “Nuk mund thjesht të shkoni në dyqan kur jeni në ishull. Duhet të jeni të përkushtuar dhe ta doni izolimin, paqen dhe qetësinë. Pak janë ata njerëz që këtë e duan dhe munden”.
- Ishulli Piel gjendet një kilometër larg ishullit tjetër Furness, e deri të ky lokacion mund të arrihet me traget që vazhdimisht lëvizë nga prilli e deri në shtator.
Autoritetet janë në kërkim të një personi që do t’i kalojë dhjetë vite në ishull, dhe mund të akomodohet atje në prill.
Murphy ka thënë për The Guardian, se edhe vet do të dëshironte të kryente këtë punë, por konsideron se si 73-vjeçar është paksa i vjetër për një aventurë të tillë.
Megjithatë thekson se akoma do të vizitojë ishullin, dhe turistëve do t’ju flet për legjendat që kanë lidhje me këtë vend të vogël.