Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbi deklaratën e bërë ditën e sotme nga SPAK ku u gazetarët u paralajmëruan që të mos publikonin më të dhëna sekrete nga dosja e Nuredin Dumanit të cilat përbënin sekret hetimor.
Lala tha se gazetarët kishin të gjithë të drejtën të botonin lajmin, por shtoi se SPAK ishte frikësuar nga mundësia që ndonjë prej dëshmitarëve mund të ekzekutohet.
“Përgjegjësinë për të ruajtur sekretin e ka SPAK. Mua më ka ardhur 3-4 herë një gjë e tillë, por kam vazhduar punën. Në rastin e Dumanit është pak më specifike, sepse janë të rrezikuar shumë njerëz. SPAK me sa duket është i frikësuar se ndonjë nga dëshmitarët mund të ekzekutohet dhe të hiqet qafe. Por, gazetari ka të gjithë të drejtën të botojë lajmin”- deklaroi gazetarja në emisionin “Të Paekspozuarit”. SYRI.net