Eleni Fourerira ishte duke performuar në një klub të Athinës ku u përball me një situatë të pakëndshme.
Këngëtarja me origjinë shqiptare po kërcente me balerinat përreth, ku për një moment rrëzohet. Mirëpo, një pjesë e mirë nuk e kuptuan se këngëtarja u rrëzua.
Ajo reagoi menjëherë duke bërë të duket pothuajse si një lëvizje kërcimi.
Dy balerinë nxituan ta ndihmonin dhe vazhdoi të kërcente sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Këngëtarja e ka marrë me sportivitet pasi e ka postuar videon dhe në profilin e saj./Shqiperia ime.com.al