Këngëtarja e dashur për publikun, Era Rusi ka tregaur se gjithmonë e ka dëshiruar shumë që të ketë një familje tradicionale, por jo të jetojë në të njëjtën shtëpi me njerëzt e bashkëshortit.
Sipas saj, jetesa në shtëpi të ndryshme bën që marrëdhënia të ruhet më mirë dhe të duhen më shumë. “Si është Era Rusi si nuse, i ke thelluar marrëdhëniet me vjehrrën?”- u pyet ajo në emisionin “Wake Up”.
“Jo, se kam bërë. Dua një familje tradicionale por jo të jetojmë të gjithë në një shtëpi. Por mund të jetojmë në shtëpitë përballë. Mund të jemi komshinj, secili në derë të vet. Mendoj që marrëdhënia ruhet më mirë kështu, jeton më gjatë dhe duhemi më shumë. Mendoj që jam një nuse preferuar. Çfarë të më mungojë”, u përgjigj këngëtarja.