Anxhela Peristeri ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por arsyeja që e ka çuar këngëtaren përtej oqeanit nuk dihej. Burime për Prive kanë konfirmuar se Anxhela do të kurorëzojë dashurinë në Las Vegas.
Çifti kanë zgjedhur një prej vendeve ideale për t’i thënë “PO” njëri-tjetrit. kujtojmë që Anxhela foli pak kohë më parë për jetën e saj private, duke pranuar se po shijon një romancë të bukur dashurie dhe se partneri i saj nuk është një figurë publike.
E pyetur nëse personi i zemrës është pjesë e industrisë së muzikës, këngëtarja tha shkurt: “Jo dhe nuk dua të flas më shumë për këtë pjesë se disa njerëz nuk duan të jenë publikë.”
/abcnews.al/Shqiperia ime.com.al/