
Modelja, Kejvina Kthella ka qenë këto ditë për pushime në Bodrum të Turqisë, që është përfshirë në një situatë shumë të vështirë.




Papritur vendi u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi dhe të gjithë pushuesit u detyruan të largoheshin menjëherë për t’i shpëtuar ndonjë situate tragjike. Fatkeqësisht flakët ju kanë marrë jetën 4 personave dhe disa pushues janë evakuuar nga resortet në të cilat po qëndronin.




Këtë situatë të frikshme e ka përjetuar edhe modeja Kejvina Kthella. Po ashtu në këtë ngjarje ka qenë e pranishme edhe këngëtarja serbe Jelena Karleusa e cila ka rastisur në të njëjtin hotel me Kejvinën. Këngëtarja i ka mbajtur ndjekësit gjatë gjithë kohëstë informuar për situatën dhe gjatë këtij momenti pa dashje ka zbuluar edhe partnerin e Kejvinës.
Në një video të publikuar në rrjetin social “Instagram”, Kejvina shfaqet duke qarë e shqetësuar, ndërsa partneri i saj përpiqet ta qetësojë. Kjo është hera e parë që zbulohet identiteti i të dashurit të modeles, sepse këto kohë ajo është munduar që ta mbajë larg vëmendjes mediatike.



