Këngëtarja e famshme Ellie Goulding do të bëhet së shpejti nënë!
Artistja 34-vjeçare njihet për hitet e shumta si “Love me like you do”, por edhe për shkak të lidhjes që dikur ka pasur me Pricin Harry, me të cilin sot kanë mbetur miq.
Goulding dhe bashkëshorti i saj Caspar Jopling janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku dhe lajmin ajo e zbuloi për Vogue, duke rrëfyer se është 30-javëshe.
Ellie Goulding dhe Caspar Jopling
Goulding, e cila u martua me Jopling në gusht të 2019-ës, tha për revistën prestigjioze se ishte shtatzënë, dhe nuk ia kishte idenë, gjatë një shfaqje në Muzeun V&A, gushtin e vitit të kaluar.
“Kjo ndodhi rreth kohës kur Caspar dhe unë u larguam pak për 1-vjetorin tonë, pikërisht atëherë e morëm vesh. Ishte çmenduri sepse ishte përvjetori ynë i parë. Nuk e kishim planifikuar. Ideja për të mbetur shtatzënë nuk dukej se mund të bëhej realitet. Të qenit shtatzënë më bëri të ndihesha njerëzore”, -tha Ellie duke shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj po e shijojnë shumë këtë periudhë.
Goulding kujton që në fillim nuk arrinte ta besonte se ishte vërtet shtatzënë, derisa trupi i saj filloi të pësonte ndryshime gjatë tremujorit të parë.
“Fillova të kisha një trup krejt tjetër dhe energji ndryshe, nuk mund të merresha me gjithçka. Në fakt, u largova nga sallatat dhe mëngjeset e mia të shëndetshme duke ngrënë arra dhe fara, dhe gjithçka që dëshiroja pastaj ishte McDonalds”, -tha Goulding duke qeshur.
Ellie thotë se ajo është shumë e lumtur që do të jetë nënë, pavarësisht se shtatzënia erdhi në një kohë të paplanifikuar./shkoder.info