Gazetari nga Vlora, Enrik Mehmeti tregon se një këngëtar i njohur shqiptar ka harruar çantë me një shumë të konsiderueshme monetare në një piceri në Vlorë.
Megjithatë pronari i picerisë ka gjetur kontaktet dhe ia ka rikthyer të gjitha paratë.
Lajmin e ka ndarë gazetari Mehmeti në Facebook por duke mos bërë të ditur emrin e këngëtarit.
Në postimin e tij, gazetari shkruan:
“Shpendi,pronari i Piceri “Hera” në Vlorë,gjeti një çantë me mijëra euro që e kishte harruar dikush në biznesin e tij.
Falë dokumentave zbuloi pronësinë e çantës ku pas kërkimeve në rrjetet sociale arriti ta kontaktonte dhe më pas ta dorëzonte te personi që e kishte harruar.
Pronari i çantës, me shumën e madhe monetare, është një këngëtar i njohur shqiptar.
Njerëz të tillë si Shpendi ,janë vlerë për Shqipërinë”.