Kryeministri Edi Rama së bashku me disa prej ministrave të qeverisë së tij ka zhvilluar një vizitë në Dubai ku ka marrë pjesë në një panarir për të reklamuar pasuritë natyrore të Shqipërisë në mënyrë që të sigurojë një numër më të madh turistësh nga Emiratet e Bashkuara.
Ndër të tjera, Rama ka folur edhe për portin e Durrësit për të cilin tha se ishte më i madhi në mesdhe dhe se falë ndihmës dhe nxitjes që vinte nga Emiratet e Bshkuara do të bëhej një nga portet më të bukura turistike në botë.
Fjala e kryeministrit Edi Rama:
Ishte viti 1999 kur Mohamed in Zayed mbërriti me një grup njerëzish në verilindje të Shqipërisë për të ndihmuar së bashku me njerëz të tjerë të mirë nga mbarë bota qindra, mijëra familje që ishin shpërngulur me forcë nga toka e tyre për shkak të një të ashqtuquajturi operacion special të çmendur kundër shqiptarëve në Kosovë. Që atëherë ky vend zuri një vend të veçantë në kujtesën tonë.
Nukishte i vetmi rast ku do të shihnim humanizmin pavarësisht etnisë, gjuhës që ky vend do të tregonte pasi më shumë se 20 vjet pas asaj tragjedie, një tjetër tragjedi goditën vendin tonë. Një tërmet shkatërrimtar. Ishin udhëheqësit e këtij vendi që u gjetën pranë. Sot falë tyre kemi një lagje të re që po ndërtohet në periferi të Durrësit ku tërmeti pati goditjen më të fortë.
Ashtu si një ëndërr reale në të cilën shohim së bashku nga e ardhmja. Nga njëra anë kemi një punë të vazhdueshme ku ndërtohet për ata që janë privuar prej shtëpive të tyre. Ndërsa pranë detit kemi një portet më të bukura turistike në botë. Po bëhet gati të marrë formë në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë atyre që do duan të vijnë në Shqipërisë. Falë nxitjes së ka ardhur prej këtej. Dhe një miku të vendit tonë.
Tëgjithë ka mundësinë të shohë në këto kohë kaq të trazuara sesa i madh është potenciali për të bërë mirë nëse vendet bëhen bashkë dhe ecin bashke. Mes kaq shumë vendesh, të jesh i vogël ne jemi një prani modeste këtu por besojmë fort se jemi mes atyre vendeve për t’u zbuluar dhe për t’u zhvilluar. Një vend i vogël me male, lugina dhe dy dete. Një vend ku muslimanët, katolikët dhe ortodoksët jetojnë së bashku në harmoni të plotë dhe një paragraf ku thuhet “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Ju them atyre që duan të vijnë dhe të vizitojnë Shqipërinë dhe unë ju garantoj se nuk do zhgënjeheni, madje ju garantoj se do doni të ktheheni sërish. Faleminderit organizatorëve për këtë organizim./asutimes.com